Hisen Berisha ia bën një pyetje Jahja Kokës, ky sqarohet me shkencë
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në Kuvendin e Kosovës ia ka bërë një pyetje deputetit të Vetëvendosjes, Jahja Kokaj.
“Jeni njohësi më i madh në nivel botëror dhe për këtë ngritem në këmbë. Projekti i këtyre baterive a është i nevojshëm dhe inovativ”, tha Kokaj.
“Secili i shfrytëzon minutat në mënyrën e vet. Por e fuqizojnë për vete, elegante të bukura dhe domethënëse. Disa flasin për efiçiencën, kur nuk e dinë që efiçenca është një formë e energjisë shndërrohet në tjetrën. Energjia nuk krijohet, ajo kthehet nga një formë në tjetrën. Kur bën gabime dhe nuk je kompetent të flasësh për ato punë. Të koncentrohemi. Është çështje festive, prandaj ta përjetojmë si të tillë”, tha Kokaj.
“Bateritë janë akumulatorë, akumulohet energjia që është e bazuar në polarizim”, deklaroi ai.