Hipokrizia e VV-së: Harrojnë "dhunën" e Kurtit ndaj Krasniqit në 2013, e sulmojnë Musliun për Deharin - NACIONALE

Hipokrizia e VV-së: Harrojnë "dhunën" e Kurtit ndaj Krasniqit në 2013, e sulmojnë Musliun për Deharin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hipokrizia e zyrtarëve të lartë të VV-së edhe një herë ka ardhur në shprehur. Veprimin e djeshëm të deputetes së PDK-së, Ganimete Musli, për të ia kapur mikrofonin kryesuesit të seancës, Avni Dehari, zyrtarët e partisë së Albin Kurtit e kanë përjetuar rënd.

Ndonëse deputetja e PDK-së në asnjë rast nuk e preku kryesuesin e seancës, deputetë, zëvendësministra e zyrtarë të lartë VV-së veprimin e Musliut e kanë cilësuar si të dhunshëm.

Madje, ata e kanë ftuar prokurorinë që të merret me këtë rast.

Derisa i bënin këto kritika, duket se ata kanë harruar sjelljen e dhunshme të Albin Kurti dhe të Liburn Aliut ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në vitin 2013.

Nëse krahasohen këto dy raste, dallimi është shumë i madh.

Derisa në vitin në vitin 2013, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi kishte ftuar deputetët që të votonin projektligjin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, lideri i VV-së, Albin Kurti, se bashku me deputetin Liburn Aliu kishin shkuar të ulësja e kryetarit dhe ia kishin rrëmbyer mikrofonin.

Pamjet e asaj seance tregojnë se Kurti ia kap edhe duart ish-kryetarit Krasniqi, ndërsa ky i fundit mundohet ta kthej mikrofonin për të vazhduar seancën.

Kurse, në seancën e djeshme, deputetja Musliu nuk e prek fare deputetin Dehari.

Pas iu ndërpre fjala deputetes së PDK-së, ajo shkoi të kryesuesi i seancës duke përdorur mikrofonin e tij për të vazhduar fjalën e saj.

Pas një polemike të shkurtër, Dehari e ndërpreu seancën, duke vlerësuar se nuk ka kushte për punë.

Më pas, filluan sulmet e VV-së ndaj Musliut, duke mos u kursyer as nga fyerjet.

I pari që filloi korin e fyerjeve ishte aktivisti i moçëm i VV-së, Sadri Ramabaja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaja ia ka bërë psikoanalizën Musliut.

Sipas tij, ajo ka nevojë për trajtim psiko-social.

Këtë kategori njerëzish babai i psikoanalizës, Sigmund Freud, i cilëson si individ me çrregullim të "Super-Egos". Sipas tij, "Super-Ego-ja" përfaqëson normat morale të internalizuara. Studjues tjerë të fushës [Otto Kernberg...], do ta cilësonin këtë sjellje të GM. edhe si produkt i kompleksit të fuqisë dhe narcizmit patologjik. Tek kjo kategori të qenunit në politikë ka prodhuar një lloj vetëdije të shtrembëruar të drejtësisë. Rrjedhimisht ajo ka nevojë për trajtim psiko-social. Këtë trajtim ia ka bërë sot media në mënyrën më të mirë të mundshme përmes ushtrimit të terapisë kolektive”, ka shkruar Ramabaja.

Me fyerje të ulëta vazhdoi edhe zëvendësministri në detyrë, Vigan Qorrolli.

Sipas tij, Musliu është një “çapaçuleje pa dinjitet”.

Sjellja e deputetes gangstere ndaj deputetit Avni Dehari, njeriut më të vjetër në Parlament, është një akt dhune verbale, mungesë edukate dhe fyerje ndaj çdo norme njerëzore e institucionale. Gango me duar në xhepa i detyrohet me një ndjesë publike jo vetëm z. Dehari, por edhe publikut që e pa të lënduar dinjitetin e një figure të respektuar. Gangoja me gjithë tonin e saj neveritës, s'u ngrit dot asnjë centimetër mbi Avni Deharin. Përkundrazi, ajo u fundos në sytë e çdo qytetari që ka ende një pikë edukate dhe një gram respekti për pleqtë e këtij vendi. Por le ta themi troç: Gango nuk e fyeu Avni Deharin. Ajo e fyeu Parlamentin, Kosovën, e besa edhe vetveten, nëse ky tipar vlen për fyesit (sic!)”, kishte shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Kurse, zëvendësministri tjetër i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka ftuar prokurorinë që të merret me rastin.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhë e PDK-së, Ganimete Musliu, ka konsumuar veprën penale të sanksionuar me Kodin Penal në fuqi, duke penguar personin zyrtar, z. Avni Dehari në kryrjen e detyrave zyrtare. Ftojmë Prokurorinë e Shtetit që urgjentisht të merret me rastin konkret! Shteti duhet të funksionojë me çdo kusht dhe në çdo rrethanë! Më poshtë mund ta shiheni se si deputetja në fjalë pengon z. Avni Dehari në kryerjen e detyrave zyrtare!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Kurse, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli u mor me veprimet e Musliut në legjislaturat e kaluara.

Ganimetja dhe të ngjashëm i bëjnë opozitë shtetit jo qeverisë. Ajo sot kundërshtoi Kryesuesin Avni Dehari, por në votimet e saj ndër vite karshi marrëveshjeve prej më të dëmshmeve sistematikisht ka votuar PËR, nga Amnistimi i kriminelëve serbë te Zajednica e Demarkacioni”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme