Hipokrizia e Kurtit: Para disa muajve e sulmonte ashpër Gjykatën Kushtetuese, tani beson në këtë gjykatë - NACIONALE

Hipokrizia e Kurtit: Para disa muajve e sulmonte ashpër Gjykatën Kushtetuese, tani beson në këtë gjykatë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti duket se ka ndrydhur qëndrim ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ai dje është shfaqur i but me “gardianin” e Kushtetutës së Kosovës. Duke harruar mosbesimin dhe kritikat e ashpra ndaj anëtarëve të kësaj gjykate, ai tani po beson në objektivitetin dhe profesionalizmin e kësaj gjykate.

Në konferencën e djeshme për media, lideri i VV-së, ka shprehur besimin e tij në këtë gjykatë.

Ai ka thënë se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja pa e dhënë fjalën e saj Kushtetuesja për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Tash ndodhemi në një situatë ku unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë falen e vet Gjykata Kushtetuese, meqenëse se kemi mospajtime dhe kërkesë para këtyre. Ata kanë një materie, të cilën tash duhet ta trajtojnë . Deputetët që u zgjdhen për katër vjet, nuk i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuar nga mediat se me dekret u shpërnda Kuvendi”, është shprehur ai.

Kjo qasje e kryeministrit Albin Kurti është e ndryshme nga ajo çka kemi parë deri me tani.

Jo më larg se në shtatorin e viti të kaluar, ai shprehte mosbesim të skajshëm ndaj gjyqtarëve kushtetues.

Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti kishte thënë se kjo gjykatë është një hije e opozitës ndaj VV-së.

E dinë që ndodhte Gjykata Kushtetues, e cila po funksionin si një hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes. Meqë tash u zgjidh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetaret, gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës se Listës Serbe, paarsyeshëm besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të vegjetojnë deri më 30 shtator. Plot 25 ditë kot. Kjo është ngjashëm sikur ministri ynë i Shëndetësi, Arben Vitia, të lëshoj një vendim mjekësor që ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së renduar të tyre”, kishte thënë Kurti.

Më tej, ai e kishte vazhduar kritiken e tij, duke thënë se kjo gjykatë qëllimshëm i vonon disa lëndë.

Sipas tij, ajo funksionon më direktiva të opozitës.

Ne donim frymë bashkëpunimi e konsultime konstruktive, e marrëveshje politike, ata orë e qastë vrap te Gjykata Kushtetuese. A e dini pse? Sepse 5 nga 7 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur në vitin e largët 2018 kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Liste Serbe. Pas vitit 2018 ne i fitojmë zgjedhjet për herë të parë në vitin 2019, pastaj i fitojmë zgjedhjet herën e dytë në vitin 2021, e i fitojmë zgjedhjet edhe sivjet herën e tretë, por ja që ata ngelen të njëjtit aty në gjykatë. Thua se është viti 2018. Ka ndërruar shumë përbërja e parlamentit prej atëherë, ka ndërruar shumë orientimi i qeverisë prej atëherë, e ata kanë ngelur të njëjtit aty si relikte të një trashëgime jo kulturore”, kishte thënë Kurti, duke e vazhduar kritiken ndaj tyre.

Në 8 raste me vendimet e tyre kanë penguar nismat reformuese qëllimmira të qeverisë, duke i shpallur ato si antikushtetuese. Në plotë herë vendimmarrja e tyre ka vonuar mbi një vit, një herë të vonojnë e pastaj të rrezojnë”, kishte thënë Kurti.

Edhe më i ashpër me këtë gjykatë ishte treguar në vitin 2024.

Gjatë një interviste për RTK-në, ai e kishte ftuar këtë gjykatë të shndërrohet në parti politike dhe të garojnë në zgjedhje.

E keni parë që po merret edhe me nivel të pagave, edhe me çmimet tavan, pra po mirret me gjithçka. Në këtë kuptim, unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese, që në zgjedhjet e ardhshme, të garojnë edhe ata”, ka thënë Kryeministri në televizionin publik..”, kishte thënë Kurti, duke shtuat se kjo gjykatë është politike.

Nuk është apolitike nëse për vendime politike merr vendime. Për ata garohet Kur ata të garojnë, ju mund të votoni për ata. Nuk më pëlqejnë një mori vendimesh që janë marrë…”, ishte shprehur ai.

Lajme të ngjashme