Hill: Serbia në Ohër e ka përqafuar të ardhmen evropiane, një vendim i guximshëm dhe i mençur - NACIONALE

Hill: Serbia në Ohër e ka përqafuar të ardhmen evropiane, një vendim i guximshëm dhe i mençur

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Serbia ka pranuar të ardhmën e saj evropiane në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Hill ka thënë se vendimi i Serbisë kërkonte mençuri, integritet dhe guxim.

Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës.” – ka shkruar Hill në Tëitter.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për zbatimin e ankesit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënive mes dy vendeve.

Po ashtu, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se marrëveshja e arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme.

Hovenier në një shkrim në Tëitter, ka thënë se Amerika do të ofrojë mbështetje të plotë në zbatimin e detyrimeve.

Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme