Hill: Kosova do të ketë pasoja sepse nuk i dëgjoi këshillat e Amerikës
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur pas deklarimeve të fundit të kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti për Sekretarin e amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Siç raporton Tanjug, Hill ka thënë se Kosova do t’i bartë pasojat pasi nuk ka dëgjuar këshillat e Amerikës dhe se mosdëgjimi i këtyre këshillave do të ndikojë në marrëdhniet me Uashingtonin.
"Sekretari ynë i Shtetit Anthony Blinken e ka bërë të qartë se ai kundërshton çdo lëvizje që ka bërë Kurti që është në kundërshtim me të gjitha këshillat që kemi dhënë dhe Blinken ka thënë se do të ketë pasoja.” – ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë duhet të formohet Asociacionin.
“Ne duhet të përpiqemi të mos humbasim busullën dhe drejtimin tonë dhe është formimi i ZSO-së, normalizimi i marrëdhënieve. Është e nevojshme që rajoni i Bllakanit të pajtohet dhe të vazhdojë në drejtim të BE-së dhe integrimeve euroatlantike.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur si të padrejta e naive deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për situatën në veri të vendit.
