Hill: Kemi arritur në një moment kyç në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Ambasadroi i ShBA-ve në Beograd Christpher Hill, është deklaruar në lidhje me marrëveshjen e Ohrit.
Hill ka thënë se kemi hrë në nëj moment kyç dhe se marrëveshja duhet të zbatohet.
“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera, për asnjë moment nuk kam thënë se është diçka e lehtë dhe se do të jetë e lehtë, por mendoj se kemi arritur në një moment kyç në kuptimin që duhet të presim që diçka të ndodhë në aspektin e zbatimit”- ka shkruar Hill.
Ambasadori tutje ka theksuar se zbatimi I marrëveshjes së dakorduar me Kosovën, do ta çojë Serbinë drejt anëtarësimit në BE.
“Është pjesë e procesit që do ta çojë Serbinë drejt një bashkëpunimi më të madh dhe përfundimisht në anëtarësimin e saj në BE”, deklaroi Hill dhe shtoi se SHBA-ja mbështet fuqishëm procesin e bashkëpunimit në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe afrimit me BE-në.