“Hetim mbi vdekjen”: Vdes një dy-vjeçar në QKUK, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një fëmijë i moshës dy vjeçare në QKUK, i cili po trajtohej aty.
Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i viktimës u është liruar familjarëve.
“HETIM MBI VDEKJEN – Fsh. Balaj, Ferizaj 11.07.2024-17:00. Është raportuar se në QKUK viktima mashkull kosovar, i moshës dy vjeçare, i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve”, është thënë në raportin policor.