Heshtja e Konjufcës për sulmet ndaj mediave
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zgjedhur heshtjen për lajmin skandaloz kundër Nacionales e Periskopit.
Ai është arsyetuar se sot është dita e përkujtimit të policëve të rënë në detyrë, dhe ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen me shkrim.
Nacionale ia ka dërguar pyetjet me shkrim kabinetit të Konjufcës, dhe është në pritje të përgjigjes.
Mbetet të shihet a do të ketë ndonjë koment nga Konjufca, apo heshtja e tij do të jetë njëjtë si e presidentes.