‘Hekuran Muratit s’i bëra pyetje’: Përplasen në KQZ Gashi i PDK-së dhe Krasniqi i VV-së - NACIONALE

‘Hekuran Muratit s’i bëra pyetje’: Përplasen në KQZ Gashi i PDK-së dhe Krasniqi i VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi dhe ai Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi janë përplasur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që u mbajt të martën.

Gashi i PDK-së pyeti për buxhetin që sipas tij, nuk është miratuar ende nga ana e Qeverisë. Sipas tij, një gjë e tillë mund të ndikojë në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“E kam një pyetje ndoshta për ju kryetar. Po shkon koha dhe buxheti akoma nuk është miratuar nga ana e Qeverisë dhe mendoj që ju do të duhej të komunikoni direkt, sepse mosmiratimi i shpejtë i buxhetit rrezikon disa operacione zgjedhore, sidomos te pjesa e diasporës. Mos ndarja e buxhetit me kohë mund të rrezikoj realizimin e këtyre operacioneve, kështu mendoj se do të duhej të ishit në kontakt direkt me Qeverinë që ky buxhet të jetë sa më parë në llogarinë e këtij institucioni” – tha Gashi, transmeton Nacionale.

Këtu ndërhyu Krasniqi i VV-së, duke thënë se “fushata nuk ka nisur ende” dhe se Qeveria e ka miratuar këtë buxhet.

“Për me qenë korrekt, se tash janë mediat dhe fushata s’ka fillu ende, dhe nashta është mirë kolegët me qenë korrekt në raport me publikun”.

“Nuk është e vërtetë që qeveria nuk ka ndarë buxhet. Për të gjitha kërkesat që kemi pasur qeveria i ka ndarë. Buxheti për këto zgjedhje tashmë është i ndarë. Çështja është për kërkesat shtesë buxhetore, të cilat ne vet si institucion nuk i kemi planifikuar” – tha ai.

Gashi i reagoi Krasniqit duke i thënë se “s’i bëri pyetje Hekuran Muratit” dhe se “nuk është zëdhënës i Qeverisë”.

“Dorën në zemër unë Hekuran Muratit si bëra pyetje këtu. Po e trajtoj si shqetësim. Koleg kur ta kryj mundesh me marrë fjalën, veç ta përfundoj...Nuk je zëdhënës i qeverisë” – tha ai.

Krasniqi vazhdoi me sulme ndaj mediave, duke thënë se “PDK i ka disa të caktuara për ta dezinformuar publikun”.

“Thatë që nuk ka ndarë qeveria buxhet nuk është e vërtetë...Qeveria ka ndarë që vitin e kaluar këtë buxhet. Me mediat të caktuara që i keni e keni dezinformuar publikun. Mediat e juaja të caktume disa e keni dezinformu opinionin” – tha ai.

Lajme të ngjashme