Hekuran Murati: Me 250 euro nuk mbahet familja, synojmë punësimin e qytetarëve - NACIONALE

Hekuran Murati: Me 250 euro nuk mbahet familja, synojmë punësimin e qytetarëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka përmendur sërish çështjen e pagës minimale.

Përderisa pas mosmiratimit të pagës së re minimale, kritikoi sindikatatat për mungesë të bashkëpunimit, tani e konfirmon se si Qeveri do të angazhohen që paga të jetë 250 euro, ashtu siç edhe kanë premtuar, por shtoi se kjo nuk është e mjaftueshme për ta mbajtur familjen, përcjell Gazeta Nacionale.

Ndërkaq, në fund fare tha se synimi është që të rritet punësimi, pra barra mos të bie vetëm mbi një person, por të ketë më shumë se aq të punësuar brenda një familjeje.

“Nuk ka shpjegim tjetër. Për të elaboruar rreth bisedës për pagën minimale. E dimë se qytetari thotë se me 250 euro nuk mbahet familja. Pajtohemi me këtë. Nuk është logjika aty.

Ne kërkojmë të rrisim punësimin e jo të punojë vetëm një person në familje 4 apo 5 anëtarëshe, por 3 apo më shumë dhe barra të mos bie vetëm mbi njërin”, tha ai në T7.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme