Haziri shpërndan një video ku Rugova fliste për UÇK-në: Ka qenë një organizatë e krijuar nga patriotët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka shpërndarë një video ku Rugova flet për UÇK-në.
Gjatë gjykimit të Sllobodan Millosheviq, Rugova si dëshmitar kundër tij, pati folur për rolin si dhe krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, nga patriotët kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën dhe kanë luftuar për Lirinë e Kosovës.” – thoshte ndër të tjera Rugova.
Këtë video Haziri e ka postuar, menjëherë pas përfundimit të Marshit për Drejtësi, i cili u mbajt në përkrahje e solidaritet të krerëve të UÇK-së, për të cilët, gjykimi do të fillojë të hënën e 3 prillit.
Kujtojmë se shpeshherë është venë në diskutim qëndrimi i ish Presidentit Ibrahim Rugova në lidhje me UÇK-në.
Haziri me këtë video menjëherë pas marshit, siç duket ka përcjellur mesazhin se edhe Ibrahim Rugova e përkrahte UÇK-në.