Haziri qorton qeverinë: Shteti pretendent për NATO s'un ia garanton as pasulin ushtrisë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në lidhje me çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka kritikuar qeverinë kosovare duke vlerësuar se Kosova si një vend pretend për anëtarësim në ATO “nuk po mundet me ia garantu pasulin ushtrisë”.
“Me u mundu të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçka krejt tjetër. E ka kthyer krejt prapë. Është një njeri që e ka kundërshtuar dhe 17 shkurtin, e ai sot po e izolon si kryeministër, po ia shkakton dhimbjen më të madhe. Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia garantojë pasulin ushtrisë”, u shpreh Haziri për “Klan Kosovën”.
“Ministri Maqedonci ka imunitet, është i përgatitur, dhe mendoj se po bëhet goditje ndaj tij”, u shpreh Haziri sa i përket ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit.