Haziri merret me historikun e partive, s`tregon cilin krah të LDK-së e përkrah: LDK e idealistëve, PDK e kryengritësve, LVV e të pakënaqurve
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk ka treguar nëse është pozicionuar në krahun e Lumir Abdixhikut apo në krahun e atyre që po e kërkojmë shkarkimin e tij.
Ai sot është marrë me historiku e partive politike.
Në profilin e tij në Facebook, Haziri ka shkruar se LDK-ja është parti e idealistëve, PDK e kryengritësve dhe VV e të pakënaqurve.
“LDK ju takon idealistave. Idealistat janë anëtarësia! Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve. LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët. Koha t’i kthehemi idealistave!”, ka shkruar ai.