Haziri: Kriza në veri është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit - NACIONALE

Haziri: Kriza në veri është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se situata e fundit e trazuar në veri të Kosovës është e shtata që është prodhuar në mandatin e kryeministrit, Albin Kurti.

Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kriza e fundit në veri ka shkaktuar reagime të ashpra të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë së Kosovës, kjo sipas Hazirit ka ndodhur sepse Kurti ka bërë veprime të befasishme.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i agjendës së dakorduar me partnerët në kuadër të dialogut, ka sjellë këtë tensionim të situatës.

Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës.” – ka shkruar Haziri në Facebook.

Lajme të ngjashme