Haziri i LDK-së: Jemi në bashkëpunim me Vetëvendosjen për marrëveshje
Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se po bashkëpunojnë me Vetëvendosjen për të arritur marrëveshje politike.
Ai tha se ende nuk ka marrëveshje, por janë në nivel të diskutimeve.
“Mësimi më i madh që duhet ta nxjerrim të gjithë është që 9 shkurti dhe 28 dhjetorit të mos përsëritet, në kuptimin e mosarritjes së bashkëpunimit, mosarritjes së marrëveshjeve, moszbatimit të vullnetit qytetar për zgjedhjet. Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke biseduar për të ndërtuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës, ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e një funksionit të një bashkëpunimi, i cili do të jetë i qëndrueshëm e do t’i japë vendit stabilitet. Sot do të konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor. Për këtë marrëveshje nuk ka”, tha ai.