Haziri e cilëson amnisti për Serbinë deklaratën e miratuar për të zhdukurit
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka thënë se me miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit, Serbisë i është ofruar një lloj amnistie për krimet e luftës.
“Nuk do të thoja barazim, por një lloj amnistie. Po flasim për 1600 persona të zhdukur dhe Kosova ka marrë një obligim që afër 600 persona të komunitetit serb, romë pak dhe disa shqiptarë etnikë që kanë bashkëpunuar me okupatorin që janë në listën e të zhdukurve, të hapë arkivat dhe t’i gjen e të ofron informacion,”- është shprehur Haziri për tëvë1.
Ai më tej ka thënë se tani Kosova do të jetë e detyruar të gjejë informacion për arkivat e UÇK-së edhe pse ato nuk kanë ekzistuar.
“Nëse ju kujtohet qytetarëve ajo marrëveshj“Nëse ju kujtohet qytetarëve ajo marrëveshja parimore e ekipit negociator për hapjen e arkivave të UÇK-së si kërkesë e Beogradit që doli se nuk ka arkiva. UÇK-ja nuk ka arkiva sepse nuk ka adminstru me letra gjatë periudhës së luftës. Ka qenë një debat një javë, fatkeqësisht jo më shumë por tani me këtë marrëveshje ne obligohemi me ofru informacione nëse ka informacion ose me ishtrydh njerëzit që dijnë edhe në këto rrethana me ofru informacione,”a parimore e ekipit negociator për hapjen e arkivave të UÇK-së si kërkesë e Beogradit që doli se nuk ka arkiva. UÇK-ja nuk ka arkiva sepse nuk ka adminstru me letra gjatë periudhës së luftës. Ka qenë një debat një javë, fatkeqësisht jo më shumë por tani me këtë marrëveshje ne obligohemi me ofru informacione nëse ka informacion ose me ishtrydh njerëzit që dijnë edhe në këto rrethana me ofru informacione,”- ka thënë ai.
Haziri ndër të tjera ka shtuar se Serbisë i është ofruar amnisti edhe në marrëveshjen e 18 marsit në Ohër.
“Edhe në marrëveshjen e 18 marsit të mos paragjykohet statusi politik i Kosovës. Ku ka kryeminstër në botë që thotë nuk e paragjykoj Republikën time, si shtet i pranuar ndërkombëtarisht. Edhe kjo, një lloj barazie apo amnistie që i jepet do t’i sjellë Kosovës problem serioze,”- ka deklaruar ish-kryetari i Komunës së Gjilanit.
