Haziri: Anulimi i ushtrimit Defender, shuplakë për Kurtin e Osmanin - NACIONALE

Haziri: Anulimi i ushtrimit Defender, shuplakë për Kurtin e Osmanin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se anulimi i ushtrimit Defender në Kosovë është shuplakë për presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se amerikanët patën vlerësim për ish-presidentin Rugova dhe liderët tjerë në Kosovë, derisa tash po i japin ultimatum Kurtit.

Anulimi i Defender-it, shuplakë për presidenten dhe kryeministrin Pak retrospektivë. Prej vlerësimit deri në përulje për Ibrahim Rugovën që kishin amerikanët, por edhe për liderët tjerë politikë të Kosovës, për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm për tema nacionale, sot amerikanët japin ultimatume për Kurtin.” – ka thënë ai.

Tutje, Haziri u shpreh si vijon: “Anulimi i Defender-it është shuplakë për presidenten dhe kryeministrin”.

Ai ka shtuar se populli i Kosovës është proamerikan e pro evropian, por ka “qeverisje aziatike”.

“Vazhdojme ta përsërisim porosinë e presidentit Rugova: Kosova e hapur, demokratike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!” – ka thënë ai në fund.

Lajme të ngjashme