Haxhiun e pengon “protesta” e gazetarëve në sallë: Jeni këtu për të raportuar, mos u ndikoni nga diskutimet tona
Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk i ka pëlqyer ironizomi i gazetarëve pasi ajo ka njoftuar se vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentes është shtyrë për ora 19:00.
Kur ajo ka njoftuar kohen e vazhdimit të seancës, gazetarët që përcillni seancën kanë ironizuar, duke duartrokitur.
Kjo ka bërë që ajo të ua tërheq vërejtën gazetarëve që të mos pengojnë seancën.
“Media të cilat janë të pranishme, me mirëkuptim iu kërkoj që të mos pengojnë zhvillimin e seancës. Jeni këtu për të raportuar për qytetarët e Republikës së Kosovës. Pra, për interesim publik, por të mos ndikoheni nga diskutime tona”, ka thënë Haxhiu.