Haxhiu zotohet për luftë kundër korrupsionit e krimit, krah për krah me Martin Berishajn - NACIONALE

Haxhiu zotohet për luftë kundër korrupsionit e krimit, krah për krah me Martin Berishajn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në një konferencë në Zagreb lidhur me Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore.

Ajo në konferencë ka qenë e ulur pranë ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i përfshirë në dyshimet për skandalin e shpërlarjes së parave dhe mafias energjetike.

Afër Berishajt, Haxhiu është zotuar për luftim të korrupsionit e krimit të organizuar.

Postimi:

Konferenca “E ardhmja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”

Para ministrave të Ballkanit Perëndimor si dhe atyre nga Ukraina, Turqia, Gjeorgjia dhe Moldova, përfaqësuesve nga BE, rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe profesional.

Theksova se në rrugën reformuese, Republika e Kosovës tashmë ka filluar të shënojë rezultate në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformën penale dhe civile, si dhe rezultate konkrete në adresimin e të drejtave të njeriut.

Në veçanti, adresova faktin se përpjekjet tona synojnë garantimin e pavarësisë, llogaridhënies, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të sektorit të drejtësisë në vendin tonë.

Përmenda të gjitha reformat që kemi ndërmarrë që nga fillimi i mandatit dhe progresin e arritur me theks ato që ndërlidhen me vetingun në sistemin e drejtësisë, pakon ligjore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, adresimin e krimeve të luftës dhe veprimet që kemi ndërmarrë me qëllim të adresimit të dhunës në familje dhe me bazë gjinore.

I njoftova të pranishmit se Ministria e Drejtësisë ka pasur gjithsej 35 masa dhe detyrime që dalin nga PKZMSA dhe se nga këto detyrime, 28 masa janë zbatuar plotësisht dhe se për 7 detyrimet e tjera, po punohet intensivisht drejt finalizimit dhe realizimit të tyre.

Kjo Konferencë regjionale po mbahet në Zagreb-Kroaci, organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Kroacisë në bashkëpunim Komisionin Evropian.

Lajme të ngjashme