Haxhiu uron “zbehtë” Ditën e Kushtetutës - NACIONALE

Haxhiu uron “zbehtë” Ditën e Kushtetutës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila jo rrallë herë është “përplasur” me organin që interpreton Kushtetutën, pra Gjykatën Kushtetuese, ka uruar krejt zbehtë Ditën e Kushtetutës së Republikës.

Ministrja në urimin e saj ka shkruar “Kushtetuta ka misionin themelor për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime të jashtme.”, duke vazhduar me fjali si, “Çdo shtrembërim, neglizhencë ose përdorim i gabuar i fuqisë së saj, ulë kredibiletin, për të cilën asnjëherë nuk duhet lejuar.”.

E plotë:

Republika e Kosovës sot shënon 16-vjetorin e Kushtetutës së saj. Si akti më i lartë normativ, Kushtetuta ka misionin themelor për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime të jashtme.

Fryma e saj demokratike është thelbi i vlerës së saj, i cili nuk mund të zëvendësohet.

Ne urojmë dhe angazhohemi që zbatimi i Kushtetutës të respektojë këtë frymë të lirë, të plotë dhe të përgjegjshme përpara ligjit, duke përfshirë të gjithë ata që marrin vendime kushtetuese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Çdo shtrembërim, neglizhencë ose përdorim i gabuar i fuqisë së saj, ulë kredibiletin, për të cilën asnjëherë nuk duhet lejuar.

Prandaj, urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve.

Lajme të ngjashme