Haxhiu shkon për Bajram te familja e Afrim Bunjakut
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Ajo ka publikuar një fotografi gjatë vizitës së saj te familja e Afrim Bunjakut, policit hero që ra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023.
“Për Bajram në familjen e heroit Afrim Bunjaku” – shkroi ajo.