Haxhiu: Serbia kreu gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në përvjetorin e masakrës në Bukosh tha se ngjarjet e 1999 janë dëshmi e krimeve të rënda.
“Nuk është diçka e izoluar, por është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik”, deklaroi ajo.
Haxhiu përshkroi ekzekutimin e civilëve si të qëllimshëm dhe jashtë çdo konteksti luftarak.
Ajo theksoi se “ka ende shumë krime pa u hetuar dhe pa u gjykuar”, duke kërkuar drejtësi për viktimat dhe ndëshkim për kryerësit e krimeve të luftës.