Haxhiu: Salih Zyba është njeriu që i kryen punët e ndyta të VV-së, deputetët që sulmuan janë terroristë të shkronjave - NACIONALE

Haxhiu: Salih Zyba është njeriu që i kryen punët e ndyta të VV-së, deputetët që sulmuan janë terroristë të shkronjave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Baton Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes dhe raportimit skandaloz të RTK-së, ku sulmohet Nacionale e Periskopi.

Ai ka thënë se deputeti i VV-së, Salih Zyba është personi i cili kryen punët e “ndyta” të partisë.

Haxhiu për deputetët që sulmuan mediat ka thënë se janë “terrorist të shkronjave”.

Salih Zyba është modeli i një njeriu i cili nuk dinë me u artikulu, por i kryen gjitha punët e ndyta të Vetëvendosjes. E kam pasur në studio, ai s’ka artikulim, edhe shqipen e ka të çaluar. Ai ka qenë udhëheqësi I shërbimit të Vetëvendosjes dhe ai është ndërmjetësuesi i të gjitha këtyre gjërave. Salih Zyba e ka prodhu këtë lajm, unë po besoj nuk kam asnjë informacion, por për mënyrën sesi ka ardhur dhe e ka postuar dhe këta tjerët që s’kam fjalor si të flas për Dimal Basha, Enver Dugolli, ai Rrustemi.” – ka thënë Haxhiu në Pressing të T7.

Lajme të ngjashme