Haxhiu: Prioritet e kemi padinë për gjenocid ndaj Serbisë - NACIONALE

Haxhiu: Prioritet e kemi padinë për gjenocid ndaj Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

2 vjet më parë

nga NACIONALE


Janë bërë tash më shumë se tri vite që Qeveria e Kosovës zotohet se do të ushtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë – ndonëse vendi s’është anëtar i Kombeve të Bashkuara – dhe sërish “prioritet të qeverisë” e quajti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një pronocim për “Kosovapress” Haxhiu duke e quajtur padinë për gjenocid “prioritet të qeverisë” tha se me t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës hapet edhe kjo rrugë.

E kemi në programin qeverisës dhe prioritet edhe padinë për gjenocid dhe kemi pasur disa takime në raport me këtë çështje me ekspertët që janë të profilizuar në krimin që ndërlidhet me gjenocidin. Mirëpo, për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështje nuk mund të jap më shumë informacione".

Ndërsa, natyrisht që pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës ne na hapen shumë rrugë dhe sigurisht bazuar në këtë do të vlerësojmë edhe veprimet që dalin pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës që ta shfrytëzojmë si mekanizëm në kuptim të vendosjes së drejtësisë”, tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme