Haxhiu prezanton para Kurtit sukseset e vitit 2022 dhe planet për vitin 2023 - NACIONALE

Haxhiu prezanton para Kurtit sukseset e vitit 2022 dhe planet për vitin 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka prezantuar para Kryeministrit Albin Kurti sukseset e vitit 2022 si edhe planet për vitin 2023.

Haxhiu sukseset dhe planet i ka preznuar në punëtorinë dy ditore të organizuara nga Zyra e Kryeministrit, ku të pranishëm ishin edhe ministrat e tjerë.

“Gjatë dy ditëve të kësaj fundjave, u mbajt punëtoria e organizuar nga ZKM, në të cilën si Ministri e Drejtësisë, prezantuam sukseset e vitit që lam pas sikurse edhe planet për vitin 2023. Diskutuam bashkërisht për propozime konkrete se si tejkalohen sfidat si dhe diskutuam për bashkëpunimin me qytetarët dhe raportin me median. Na presin edhe shumë punë përpara.” – ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lajme të ngjashme