Haxhiu për kidnapimin e policëve: Të reagojnë ndërkombëtarët
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ndërkombëtaret duhet të reagojnë pas kidnapimit të tre zyrtarëve policor të Kosovës nga Serbia.
Haxhiu në Twitter ka shkruar se zyrtarët policorë duhet të lirohen sa më shpejt dhe veprimet e tilla agresive të ndalen.
“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviç. Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar. Zyrtarët e policisë duhet të lirohen sa më shpejt dhe veprimet e tilla agresive të ndalen.” – ka shkruar ajo.
Criminal Serbia has kidnapped three Police members of the Republic of Kosovo in Leposaviç.
— Albulena Haxhiu (@albulenahaxhiu_) June 14, 2023
For provocations like these, organized by Serbia with the aim of destabilizing the situation in the north, the international factor must also respond.
