Haxhiu paralajmëron fillimin e procedurave për Qeverinë: Do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetë të tjerë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar nisjen e kontakteve me deputetët e partive tjera për çështjen e formimit të qeverisë së re.
Pas seancës së sotme ku është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb, ajo ka thënë se shumë shpejt do të fillojnë procedurat për mandatarin e ri.
Sipas saj, ai do të jetë Albin Kurti.
“Do të fillojmë me procedura për mandatarin, Albin Kurti, i cili do të drejtojë qeverinë Kurti 3. Kurti është personi më i votuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Jemi të interesuar që sa më parë të fillojmë me procedura dhe do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetë të tjerë”, ka deklaruar Haxhiu.