Haxhiu nuk flet për gjetjen e mostrave të Deharit: Pyetni Prokurorinë Speciale
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me gjetjen e një pjese të mostrave të Astrit Deharit.
Ajo ka kërkuar nga mediat që për këtë çështje t`i drejtohet Prokurorisë Speciale.
Sipas saj, deri me tani kjo ministria i ka dhënë të gjitha informacionet që ka.
“Ministria e Drejtësisë tashmë është përgjigjur. Ju lutëm të drejtoheni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, siç e dini Prokuroria Speciale është duke e hetuar këtë rast. Personi apo autoriteti kompetent është Prokuroria Speciale ne kemi dhënë përgjigje për gjithçka që kanë pyetur mediat, nuk mund të flasim më shumë se sa që kemi thënë, pra është në duar të Prokurorisë Speciale”, ka thënë Haxhiu, raporton EO.
Gazeta Nacionale ka raportuar të premten se janë gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Kanë kaluar tri ditë nga gjetja e këtyre mostrave dhe askush prej institucioneve nuk ka dhënë detaje shtesë.
Në pyetje e gazetës Nacionale kanë heshtur Ministria e Drejtësisë, Prokuroria Speciale, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Policia e Kosovës.
