Haxhiu: Nga dje Albin Kurti është ministër i ri i Shëndetësisë - NACIONALE

Haxhiu: Nga dje Albin Kurti është ministër i ri i Shëndetësisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Kurtin për themelimin e komisionit për shëndetësi.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se nga dje, kur është themeluar ky komision, Albin Kurti është ministër i ri i Shëndetësisë.

“Albin Kurti dje themelojë një komision për shëndetësi, duke amnistuar dhe legjitimuar të gjitha keqpërdorimet në shëndetësi. Nga dje Albin Kurti edhe zyrtarisht është ministër i ri Shëndetësisë dhe është përgjegjës për shëndetësinë, për lista e gjata të gjata të pacientëve, është përgjegjës për mungesën e barnave dhe pagat e ulëta”, ka thënë ai.

Haxhiu është lutur që shëndetësia të mos e këtë fatin e energjisë.

“Lutem shumë që shëndetësia e jonë mos e ketë fatin e energjisë, sepse tash në krye te shëndetësisë e kemi një inxhinier të dështuar të energjisë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme