Haxhiu në mbështetje të Policisë: Si çdo herë në mbrojtje të sovranitetit
Ndërsa situata e tensionuar në veri po vazhdon, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në mbështetje të Policisë së Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka vlerësuar përgatitjen e anëtarëve të Policisë, duke shprehur edhe mbështetjen e ‘parezervë’ për ta.
“Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi,” është shprehur ministrja.