Haxhiu mundohet të ironizojë me kritikat ndaj saj: Nuk flas, se po me thonë përçarëse
Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ka treguar nëse i ka siguruar votat për kryeparlamentare.
Derisa ka hyr në ndërtesën e Kuvendit, ajo është munduar të ironizojë me kritikat e partive që nuk po e votojnë.
Para gazetarëve, ajo e ka thënë vetëm një fjali.
“Nuk flas, se po me thonë përçarëse”, ka thënë Haxhiu.