Haxhiu i PDK-së njofton: Raportin e ekspertëve për subvencionim e librave do t’ia dorëzojë prokurorisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se raportin e ekspertëve të Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore për vitin shkollor 23/24 do t’ia dorëzojnë prokurorisë së Kosovës.
Kjo ngase, sipas Haxhiut, aty janë evidentuar “shkelje ligjore, keqplaifikim, keqmenaxhim, e keqpërdorim i këtij procesi” si dhe “kemi të bëjmë me miliona euro të keqpërdorura nga Qeveria Kurti”.
Postimi i Haxhiut/:;
Ekspertët e angazhuar nga Komisioni Hetimor për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore 2023/2024 kanë dorëzuar raportin për procesin e subvencionimit ku janë evidentuar shkelje ligjore, keqplanifikimi, keqmenaxhimi e keqperdorimi i këtij procesi.
Pasi deputetët e LVV po e bojkotojnë punën e Komisionit Hetimor, raporti i ekspertëve do t’i dorëzohet prokurorisë së Kosovës ngase kemi të bëjmë me miliona eruo te keqperdorura nga Qeveria Kurti.
Ky është diskutimi im në Komisionin Hetimor👉