Haxhi Avdyli me rekomandim për deputetët: Dëgjojeni fjalimin e presidentes Osmani në Youtube
Haxhi Avdyli, deputet i Listës “Guxo”, e ka mbrojtur presidenten Vjosa Osmani, ka kritikat që shkuan në adresë të saj nga deputetët e PDK-së.
Ai ka gjetur një metodë interesante për ta mbrojtur, duke i këshilluar deputetët që ta dëgjojnë presidenten Osmani në Youtube.
Tutje, Avdyli ka theksuar se puna e presidentes Osmani flet vetë.
“Meqenëse në këtë parlament në javën e kaluar në kanë munguar deputetët që nuk kanë dëgju fjalimin e Presidentes, unë ju rekomandoj të dëgjojnë në YouTube dhe të shohin se çfarë arritje të mëdha dhe takimet e Presidentes me të gjithë akterët e nevojshëm të politikës botërore, nga Presidenti Biden, te Kancerlai Scholz dhe gjithë presidentët tjerë. Puna e saj flet dhe nuk ka nevojë që ne sot të flasim dhe të prezantojmë faktet.” - ka thënë ai.