Hovenier shprehet mirënjohës ndaj Osmanit dhe partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është shprehur mirënjohës ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas shtyrjes së zgjedhjeve ne veriun e Kosovës.
Hovenier këtë deklaratë e ka bërë në Twitter, duke publikuar edhe reagimin e vendeve të QUINT-it, rreth shtyrjes së zgjedhjeve.
“Mirënjohës ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe zyrtarë të partive politike për lidershipin dhe angazhimin e tyre konstruktiv në shtyrjen e zgjedhjeve të ardhshme në katër komunat veriore të Kosovës”, ka shkruar ai.
Grateful to @VjosaOsmaniPRKS and political party officials for their leadership & constructive engagement in postponing the upcoming elections in four northern municipalities in Kosovo. Read the full statement: https://t.co/pD4YLAhl6f
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 10, 2022