Havolli në “Bregun e Diellit”: Kënaqësi të takohem me fqinjët e shokët e lagjes sime
Sokol Havolli, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka mbajtur një fjalim në tubimin e LDK-së në Bregun e Diellit.
Havolli ka treguar se Bregu i Diellit është hapësira ku e kaloi fëmijërinë.
Tutje, Havolli ka shkruar se ka pasur kënaqësinë të takohet me fqinjët e shokët e lagjës së tij.
"Në Bregun e Diellit, aty ku çdo rrugicë ruan një kujtim të fëmijërisë sime. Në shkollën fillore “Ismail Qemali” ku kam hedhur hapat e parë të dijes, pata kënaqësinë të takohem me fqinjët dhe me shokët e lagjes sime!" - ka shkruar ai.