Havolli: Llapashtica e zemrës – Rikthim te rrënjët për një Kosovë më të fortë! - NACIONALE

Havolli: Llapashtica e zemrës – Rikthim te rrënjët për një Kosovë më të fortë!

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike tw Kosovws, Sokol Havolli, ka vizituar Llapashticën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Havolli tha se në Llapashticën e babait të tij, ndju “mall të madh dhe një krenari të veçantë.”

Postimi:

Llapashtica e zemrës – Rikthim te rrënjët për një Kosovë më të fortë!

Në Llapashticën e babait tim, në vendin që na lidh të gjithëve me rrënjë të thella, ndjeva një mall të madh dhe një krenari të veçantë. Ishte një kthim në shtëpi, në tokën që mban gjurmët e sakrificës, forcës dhe vizionit të njerëzve që kurrë nuk u dorëzuan.

Bashkë me kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga doktori i përkushtuar Ekrem Hyseni, sot hymë në odën e ngrohtë të familjes Havolli. Aty, me banorët e Llapashticës, diskutuam për të ardhmen, për atë çka mund të bëjmë bashkë për ta çuar Kosovën më lart – një hap e një ëndërr më afër synimeve tona të përbashkëta.

Ishte një ditë e mbushur me shumë nostalgji për të kaluarën për plot shpresë për të ardhmen, një vizitë që më ktheu te origjina ime, te rrënjët e familjes sime. Kjo tokë ka nxjerrë heronj e intelektualë, luftëtarë të guximshëm dhe banorë që me shpirt e zemër kërkojnë ndryshimin dhe besojnë në një Kosovë të fortë.

Lajme të ngjashme