“Hashim Thaçi”: Kur Kurti e fajësonte ish-presidentin për shtrenjtimin e rrymës, që e rriti edhe vetë - NACIONALE

“Hashim Thaçi”: Kur Kurti e fajësonte ish-presidentin për shtrenjtimin e rrymës, që e rriti edhe vetë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është aksiomatike, pra e vërtetë e konfirmuar, se arkivi është “armiku” apo opozitari më i madh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një video të publikuar nga sindikalisti Ali Sefaj, Kurti dëgjohet teksa kritikonte shtrenjtimin e rrymës nga ana e institucioneve të Kosovës.

Madje, Kurti e kishte gjetur një tabelë qitjeje për fajësim në lidhje me këtë temë. Kurti e kishte shënjestruar Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës, si njeriun prapa shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Katër herë prej se është privatizuar KEDS-i, na i kanë rritur tarifat e rrymës. Vjet na e hoqën edhe dallimin në tarifa, dimër-verë. Thanë po e bëjmë një mesatare, por e lanë çmimin e dimrit. Pse i binden KEDS-it privat kaq shumë Qeveria e institucionet publike? Sepse ata janë klientët e presidentit Thaçi. Sa herë që Çelik-Limak e ka një kërkesë për fitimin e tyre në kurriz të faturave tona të rrymës, a e di se kush lajmërohet për ta? Hashim Thaçi” – thoshte dikur Kurti.

Sjellim ndër mend që rryma është shtrenjtuar edhe gjatë kohës së qeverisjes së Kurtit, gjë e cila kishte ngjallur shumë reagime.

Lajme të ngjashme