Hasani: Plani i BE-së krijon një ekstraterritorialitet të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar planin e BE-së për normalizim të marrëdhëneiene në mes të Kosovë dhe Serbisë.
A ka bërë me dije se plani i BE-sw nuk është i favorshëm për Republikën e Kosovës.
Sipas tij, njohja de facto që ofron ky plan është në interes të Serbisë.
Në një intervistë për Kohen, ai ka thënë se plani parashikon autonomi për serbët e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se ky plan krijon përfundimisht një ekstraterritorialitet të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
“Së treti, plani përfundimisht krijon një ekstraterritorialitet të Kishës Ortodokse Serbe në tërë territorin e Kosovës, ashtu që prona e saj dhe aktivitetet e tjera fitojnë statusin e një subjekti të jashtëm kundrejt pushtetit vendor në Prishtinë, që operon jashtë çdo juridiksioni vendor”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, ky entitet nuk i nënshtrohet juridiksionit vendor.
“Më lejoni të them se statusi i Kishës Serbe, që do të rregullohet me planin në fjalë, fare nuk ka të bëjë me ruajtjen e karakterit laik të Republikës së Kosovës, por me krijimin e një entiteti tjetër brenda Kosovës, që nuk i nënshtrohet juridiksionit vendor. Pikërisht për këtë arsye, është e çuditshme që ky plan, që mendohet të shërbejë si një katalizator i prodhimit të dhjetëra akteve të tjera juridike me të cilat në tërësi zëvendësohet rendi ekzistues kushtetues i krijuar me Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kosovës, nuk do të ratifikohet në Kuvend siç kërkon neni 18.1 i Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur Hasani.