Hasani: Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën, nuk duhet te ndodhë më kurrë - NACIONALE

Hasani: Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën, nuk duhet te ndodhë më kurrë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani se Shqipëria do të jetë krahë Kosovës, dhe se nuk mjafton vetëm dënimi për Banjsëkn, por qw një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.

Hasani me anw tw njw potimi nw X, ka reaguar pas seancws nw Kwshill tw Sigurimit.

“Si Linda Thomas-Greenfield vuri në dukje dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ka ‘kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës’. Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë”, ka shkruar Hasani.

“Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, tha ai.

Lajme të ngjashme