Hasani kritikon planin e BE-së: Njohja de facto shkon në favor të Serbisë - NACIONALE

Hasani kritikon planin e BE-së: Njohja de facto shkon në favor të Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka bërë me dije se njohja e Kosovës nga Serbia, që parashihet në planin franko-gjerman, nuk është në favor të Kosovës.

Në fakt, sipas Hasanit, kjo njohje shkon në favor te Serbisë.

Në një intervistë për Express, Hasani ka shpjeguar rreziqet e kësaj njohje.

Këtu ndër ne po thuhet se ky plan ka njohjen de facto brenda. Më lejoni të sqaroj sa e rrezikshme dhe e pa vend është kjo qasje, në fakt sa i shumë i shkon në favor Serbisë. Esenca e njohjes de facto është kjo: me këtë njohje, një entitet territorial njihet si shtet përkohësisht dhe për arsye pragmatike nga një tjetër ose nga disa të tjerë; kjo njohje mund të tërhiqet kurdo që njohësi dëshiron dhe kjo ndikon në titullin juridik apo tapinë e sovranitetit mbi territorin e çnjohur në ndërkohë; kjo është kështu sepse te njohja de facto nuk njihet e drejta, por ajo që shihet, përkatësisht pala e njohur konsiderohet si kaçak, ilegal dhe uzurpues i titullit apo tapisë mbi sovranitetin territorial”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, më këtë njohje nuk mund të pritet njohja nga 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Ai ka thënë se me këtë qasje shanset që Kosova të njihet nga Spanja dhe Qipro janë zero.

“Ja, kjo është esenca e atyre që mendojnë se njohja de facto është brenda dhe na shkon për shtati: dmth Kosova është një entitet territorial faktik, që është formuar pa të drejtë dhe kurdo mund të zhbëhet sepse nuk gëzon mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar. Për këtë arsye shanset janë zero që vendet, ta zëmë, si Spanja ose Qipro, ndonjëherë ta njohin Kosovën. Nëse Greqia na njeh, apo vendet tjera, ato do t’na njohin për arsye të tjera por jo për shkak se ne arritëm marrëveshje provizore me Serbinë, siç propozohet me planin franko-gjerman", ka deklaruar Hasani.

Lajme të ngjashme