Hasani kritikon liderët e partive parlamentare: Po kalkulojnë për interesa të ngushta, jo për interesa të shtetit
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka kritikuar kryetarët e partive politike parlamentare pa përjashtim.
Para hyrjes në Kuvend, ai ka thënë se ata po kalkulojnë për interesa të ngushta dhe për interesa të shtetit.
Ai ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qeverisje.
“Secili kryetar, pa përjashtim, po kalkulon në interesa të ngushta dhe asnjë në interes të shtetit. Shteti i Kosovës ka nevojë për qeverisje, sidomos ka interes për Gjykatën Speciale pas rrëzimit të mocionit atje dhe t’i dalim në mbështetje të tyre”, ka thënë Hasani.