Hasani: Është përgjegjësi e të gjithë kryetarëve të partive me gjetë zgjidhje - NACIONALE

Hasani: Është përgjegjësi e të gjithë kryetarëve të partive me gjetë zgjidhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, para nisjes së seancës konstituive të legjislaturës së 43-të, tha se përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit bie mbi të gjitha partitë politike.

“Asnjë s’është i gatshëm me marrë iniciativën për të bërë zgjidhje,” tha Hasani, duke shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në pritje të zbatimit.

“Gjykata Kushtetuese ka pru një vendim, dhe jemi duke pritur a do të ketë ndryshime apo jo. Krejt është përgjegjësi e kryetarëve të partive politike për me gjet zgjidhjen, partia e parë ka përgjegjësinë më të madhe, partitë e tjera po ashtu në nivelin e përqindjes. Asnjë s’është i gatshëm me marr iniciativën me bë zgjidhje”, tha Hasani.

Lajme të ngjashme