Haradinaj kërkon rritjen e pagave në sektorin publik
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës rritjen e pagave në sektorin publik.
Në deklarimin e tij jashtë rendit të ditës, në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se Qeveria duhet të harton një plan për rritje të pagave në të gjithë sektorin publik.
“Në të njëjtën kohë, deri në qershor, kisha kërkuar prej qeverisë të bën një plan që buxhetin e paraparë për paga të rritet. Dhe e ka mundësi që me rishikim me e rritë pagat e gjithë sektorit publik, jo vetëm të një kategoria, por të gjithëve”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka treguar arsyet pse duhet të bëhet një gjë e tillë.
“Pse është me rëndësi me ndodh kjo në qershor? Sikurse e dini më 1 janar e kemi liberalizmin e vizave. Nëse ne vazhdojmë me këtë fjetjen tonë çfarë hetohet nga qeveria e jonë dhe nuk fillojmë që sot një dinamiëk të rritje se pagave do të humbim shumë profesionist”, ka thënë Haradinaj.
I pari i AAK-së ka kritikua Qeverinë e Kosovës për heqjen e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.
“Ajo që i kisha kërkuar qeverisë sot është që fillimisht të përmbushur detyrat e veta që i ka ndaj të punësuarve në sektorit publik. Përshembull Qeveria e Kosovës ka hequr rrezikshmërinë, ose nuk ua ka paguan rrezikshmërinë Policisë së Kosovës, ndërsa kur duhet me i dërgu në veri, po shkojnë. Logjika e këtill, pra mos me i përfshi në rrezikshmërinë policinë, i cili në çdo ditë dhe kohë rrezikon jetën e vete është e pakuptimt”, është shprehur Haradinaj.