Haradinaj – VV’së: Mos na vononi më kështu pa logjikë çdo dy ditë, hajde shkojmë në zgjedhje
Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Vetëvendosja që të mos e vonojnë vendin me seanca çdo dy ditë ku dihet ku nuk ndodh kurrgjë:
“Nuk ka logjikë më kjo”, tha Haradinaj duke thënë se nëse përfundimisht është ashtu, atëherë vendi të shkojë në zgjedhej të reja.
“Nëse vërtetë nuk jemi të zot me i dhanë rrugë kësaj pune, më mirë me shku në zgjedhje. Ka situata që mundet me na u ba normal që ne çdo të dytën ditë mos me ba kurrgjë. Duhet me kuptu se s’mun vazhdon kështu.
S’ka me shku më çdo të dytën dytë, me hy ashtu pesë minuta edhe dalim, t’u e ditë çka ka me ndodh. Nuk ka logjikë kjo më. Nëse është qështu, shkojmë në zgjedhje. Mos na vononi. Shkojmë në zgjedhje”, tha Haradinaj.