Haradinaj viziton Kodrën e Trimave: Një po për Kosovën Fituese - NACIONALE

Haradinaj viziton Kodrën e Trimave: Një po për Kosovën Fituese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për deputet të Kosovës, ka vizituar Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Sipas Haradinaj, Kodra e Trimave i ka thënë po koalicionit dhe Kosovës fituese, që është edhe slogani i AAK-së në këto zgjedhje.

“Kodra e Trimave sot na dha frymëzim nga kryeqyteti, për të cilin kemi punuar dhe duam të punojmë fort. Një PO për Kosovën Fituese!

Pjesëmarrja juaj e madhe dhe entuziazmi juaj dëshmojnë se Aleanca është zëri i qytetarëve që kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Si i ri, gjeta strehë në kohët më të vështira, kur Kodra e Trimave ishte kthyer në epiqendër të rezistencës kundër Serbisë, e sonte u mirëprita përsëri, për të ndihmuar të ardhmen tonë, e cila sfidohet çdo ditë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

Vazhdojmë së bashku, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë!” – ka shkruar Haradinaj.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme