Haradinaj uron Ditën e Veteranit: Është ditë krenarie e lavdie - NACIONALE

Haradinaj uron Ditën e Veteranit: Është ditë krenarie e lavdie

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka uruar bashkëluftëtareve të tij Ditën e Veteranit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është një ditë lavdie dhe krenarie.

Sipas tij, sakrifica e veteranëve të UÇK-së do të nderohet gjithmonë.

“Të dashur bashkëluftëtarë, Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme