Haradinaj: Unë ndihem i vogël para Sarandës dhe Vasfijës - NACIONALE

Haradinaj: Unë ndihem i vogël para Sarandës dhe Vasfijës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndihet i vogël para dhimbjes që kanë përjetuar nga lufta deputetja e LV-së, Saranda Bogujevci dhe ish-deputetja Vasfije Krasniqi.

Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se ato jetojnë për të dëshmuar dhimbjen e Kosovës.

Vasfije Krasniqi është engjëlli yni. Ajo jeton me dëshmu dhimbjen tonë, me e dëshmu holokaustin tonë si Kosovë. Po ashtu, edhe Sarnda Bogujevci është engjëlli ynë, edhe kjo jeton me e dëshmuar dhimbjen tonë. Nuk guxon Kosova me ia kthy shpinën kësaj dhimbje”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se të tillë janë edhe mësimdhënësit të cilët ende nuk i kanë marrë pagat për muajin shtator.

Dhe mësuesit tonë janë engjëjt tonë, kanë qenë, janë edhe sot. Nuk i dashtë ata me ardhë në mesin e luftës tonë politike”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme