Haradinaj thotë se "ia ka theksuar" ambasadorit Hovenier që marrëveshja i jep Kosovës "njohje ndërkombëtare" - NACIONALE

Haradinaj thotë se "ia ka theksuar" ambasadorit Hovenier që marrëveshja i jep Kosovës "njohje ndërkombëtare"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj që mbështet Propozimin Evropian duke pretenduar se ai sjell njohje për Kosovën, ka takuar ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Haradinaj thotë se e ka falenderuar ambasadorin për angazhimin e ShBA-ve në mbështetje të Kosovës.

Po ashtu, kreu i AAK-së thotë se ka prezantuar qëndrimin në mbështetje të marrëveshjes, “duke theksuar se kjo marrëveshja i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar,” -

Duhet kujtuar se AAK është partia e vetme parlamentare në opozitë që i ka dhënë mbështetje të parezervë Propozimit Evropian. PDK dhe LDK ende vazhdojnë të shprehin rezervat e tyre në lidhje me përmbajtjen, për të cilën besojnë se është rrjedhojë se gabimeve të bëra nga kryeministri Kurti.

Hovenier ka takuar sot edhe kreun e LDK-së, z. Abdixhiku.

Statusi i plotë i Haradinaj:

Lajme të ngjashme