Haradinaj: Skender Çekut ishte strateg që gërshetonte tiparet e luftëtarit shqiptar
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot heroin Skender Çekut.
Në 25-vjetorin e rënies se tij, Haradinaj ka thënë se rënia e Çekur ishte humbje e madhe për UÇK-në.
“Vizionar, strateg e udhëheqës, personaliteti i Gjeneralmajor Skender Çekut, gërshetonte të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar. Rënia e tij, njëzetepesë vjet më parë, ishte humbje e madhe, por emri i tij u nderua nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftë deri në çlirim. Gjeneral Skender Çeku, faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.