Haradinaj: Skandali i Martin Berishajt nuk kalon pa dëme ndërkombëtare - NACIONALE

Haradinaj: Skandali i Martin Berishajt nuk kalon pa dëme ndërkombëtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë të dhënë për agjencinë "Kosovapress", ka folur për situatën në Kosovë. Një pjesë të intervistës ia ka kushtuar pikërisht skandalit i cili po bën bujë jo vetëm në Kosovë, por edhe në mediet e Sllovenisë e Kroacisë.

Bëhet fjalë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po dyshohet se është i përfshirë në një skandal të madh financiar.

Haradinaj ka thënë se nuk duhet të besojmë se skandali i Berishajt do të kalojë pa dëme ndërkombëtare.

Sipas tij, rasti i Berishajt nuk tregon vetëm një rast specifik, por tregon fenomen.

Rasti i skandalit të ambasadorit Martin Berishaj, nuk është mirë të besohet që kjo kalon pa dëme ndërkombëtare. Ai është ambasador ende fuqiplotë i Kosovës, kryeministri s’e shkarkon, për të flitet në krejt mediat rajonale dhe më larg. Pastaj dhënia e certifikatës së sigurisë, u është dhënë nëntë ambasadorëve brenda 24 orëve, pastaj të gjitha ato para të tërhequra ‘cash’, pa treguar se ku kanë shkuar. Këto flasin jo vetëm për një rast, por tregojnë fenomen. S’ka zyrtarë të lartë të kësaj qeverie që s’ka familjarë të punësuar diku ku ka tenderë dhe pare”, - ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë Haradinaj e konsideron opozitën serioze në temat e interesit nacional.

Opozita është duke e bërë punën më mençëm dhe serioz se qeveria, pasi ajo është një lojtar i papërgjegjshëm realisht”- tha ai./KP

Lajme të ngjashme